Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon denoncimin: Plas bixhozi në të katër anët, bileta e miratuar nga ministria e Financave (FOTO)


“Plas bixhozi në të katër anët, në krye qëndron Olsarena!”, kështu shkruan sot ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, pavarësisht se qeveria e ka ndaluar me ligj biznesin e basteve dhe kazinove, në vend vazhdohet të luhet në pikat e mëparshme.

Berisha i referohet denoncimit të një qytetari, i cili shprehet se nuk vihen vetëm baste të vogla. Po ashtu, bileta e publikuar, sipas qytetarit është e miratuar edhe nga Ministria e Financave.

“Doktor kjo eshte bilete per bastet per ndeshjet e sotme te futbollit. Poshte shkruhet qe kjo eshte bilete e miratuar edhe nga Ministria e Financave. Ne dijenine time bastet vazhdojne te luhen ne pothuajse te gjitha pikat e meparshme. Nuk vihen vetem bastet e vogla me 100-200 leke te reja. Te tjerat vazhdojne normalisht vihen online.”, shkruan qytetari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *