Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës thirrje qytetarëve: T’i bashkohen protestës së 16 shkurtit


Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës që do zhvillohet në datën 16 shkurt.

Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën e banorëve të Unazës së Re duke thënë se opozita do jetë në krah të tyre në çështjen e tyre të drejtë. Deputetët e opozitës, Balliu e Braimllari, kanë thënë se prokuroria është palë në këtë çështje ndërsa kërkuan anulim të projektit.

“PD dhe LSI dhe e gjithë opozita e bashkuar do të jetë me ju në çdo moment  për të mbrojtur shtëpitë tuaja nga ky projekt abuziv. Opozita vepron për qytetarët dhe me qytetarët. Tek kjo prokurore nuk kam asnjë besim, sepse edhe ajo i ka duart në thes. Sot ka ardhur koha për një Shqipëria të vërtetë, që të gjithë të mbajnë njësoj përgjegjësi para ligjit  si qytetarët ashtu edhe politikanët.

Të anulohet projekti urgjentisht, sepse këtu ka dalë në dritë se ka një aferë korruptive. Taksat e qytetarëve mos të vidhen. Ka 85 ditë që zgjatë kjo protestë. Abuzuesit do të mbajnë përgjegjësi. Anulimi i projektit po kthehet në përgjegjshmëri kombëtare. Nuk mund të goditen dhe të vriten qytetarët dhe policitë, që një person të mbush xhepat. Të mblidhemi me 16 shkurt që t’i japim fund këtij pushteti. Ky njeri nga këtu duhet të kuptojë se këtu ka shpresë dhe fuqi.” – tha Balliu.

Kurse deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Braimllari, tha se prokuroria duhet të bëjë kujdes, të zbatojë ligjin dhe ta çojë deri në fund hetimin.

“Kjo protestë është e sakrificës, e shpirtit dhe e gjakut tuaj. Kjo është protesta e djersës dhe krenarisë. Një kryeministër palaço, i papërgjegjshëm kërkon t’i shkatërrojë këto shtëpi për të mbushur xhepat e tij. E keni lënë pa fjalë, sepse e nxorët para shqiptarëve dhe ia keni çjerrë maskat e mashtrimit. Prokurorja të këtë kujdes, të zbatojë ligjin dhe ta çojë deri në fund këtë hetim.” – theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *