Një nga protestuesit në mesin e “Jelekëve të Verdhë”, Jerome Rodrigues, ka pësuar një dëmtim serioz gjatë protestës në Paris.
Momenti kur Rodrigues u godit nga një granatë, u kap në video.
Incidenti ndodhi të shtunën në sheshin Bastille në Parisin qendror, ku ndodhi konfrontimi midis Jelekëve të Verdhë dhe policisë.
“RT” shkruan se Rodrigues ishte në transmetim të drejtpërdrejt kur një granatë shpërtheu përpara tij.
Pas goditjes, Rodrigues u shemb në trotuar dhe personat që e panë nxituan për ta ndihmuar atë.
Jérôme Rodriguez blessé lors du #acteXI des ##GiletsJaunes11 pic.twitter.com/BhBlQf5esC
— Xenia__Sputnik (@XseniaSputnik) January 26, 2019
Më vonë u mësua se aktivisti kishte pësuar një dëmtim të rëndë të syve. Pasi u kontrollua në spital, Rodrigues ka postuar një selfie me syrin e djathtë të mbyllur dhe tmerrësisht të fryrë.
“Do të humbas syrin tim”, tha ai në Facebook. Sakaq një grup hetimor është ngritur për të zbuluar “rrethanat në të cilat ndodhi plagosja e aktivistit”.