Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet, por s’do ketë ndryshim kufijsh


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet në vitin 2019.

Kreu i qeverisë së Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo ka theksuar se kjo nuk do të përfshijë ndryshimin e kufijve.

Ai ka paralajmëruar se shkëmbimet e territoreve mund të ngjallin plagët e vjetra në Ballkan dhe të shkaktojnë luftë, shkruan Lajmi.net.

“Hapja e bisedimeve për shkëmbimin e territoreve dhe kufijve mes vendeve do të thotë hapje e plagëve të së kaluarës dhe e kaluara është tragjike.” – ka thënë Haradinaj për rrjetin televiziv francez “France 24”, duke shtuar se ai ishte një nga komandantët në luftën e fundit në Kosovë.

Sipas tij, kufijtë ishin subjekt i luftërave të fundit dhe rivendosja e kufijve është e rrezikshme.

“Ndryshimi i kufijve nuk e afron marrëveshjen por na lë larg saj.” – ka përfunduar kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *