Vendosni fjalën kyçe....

“Kolumbia e Evropës”: Si Shqipëria e vogël u kthye në qendrën e trafikimit të drogës


Varkat e bardha të peshkimit me shirit të gjelbër në ujërat e ashpra të Adriatikut.

Më sirena të ndezura, forcat e përbashkëta bregdetare italo-shqiptare qëndrojnë së bashku në mënyrë të pasigurt, duke kërkuar që të hipin në bord dhe të kontrollojnë brendësinë e anijeve që dyshohen se përdoren për kontrabandë.

Kapiteni i anijes, i veshur me jelek portokalli, ngre supet dhe ankohet. Dy djem të tjerë dalin nga brenda e anijes.

Dikur gjetja e drogërave për pjesën tjetër të Evropës, brenda anijeve që kalonin detin ishte e thjeshtë – vetëm shikoni për sasitë e mëdha të kanabisit të fshehura nën mbulesën e ngarkesës.

Por disa vjet më parë, autoritetet shqiptare nisën një përpjekje agresive për çrrënjosjen në fshatrat e shtetit të vogël dhe të varfër të Ballkanit, duke shpresuar se shkatërrimi i fushave të kanabisit dhe arrestimi i disa prej kultivuesve do të ulte fuqinë e trafikantëve si dhe lehtësonte hyrjen e saj në Bashkimin Evropian.

Në vend të kësaj, ajo i joshi trafikantët të futeshin në një lojë më fitimprurëse dhe vdekjeprurëse. Tani një milion dollarë kokaine mund të fshihen në një çarje të vogël ose në një pjesë të fshehtë të një anijeje peshkimi.

Dhe trafikantët tani përdorin të njëjtat rrjete që ata krijuan për të lëvizur shuma të mëdha të kanabisit për të shpërndarë kokainë nga Amerika Latine dhe heroinë nga Azia Qendrore nëpërmjet Italisë në pjesën tjetër të Evropës.

Bandat shqiptare konsiderohen midis trafikantëve më të mëdhenj të botës, për sa i përket kokainës, heroinës dhe kanabisit. Si zyrtarët e SHBA-së ashtu edhe ata të BE-së, e kanë përshkruar Shqipërinë si ofruesin më të madh të kanabisit në BE, si dhe një pikë e rëndësishme tranziti për heroinën dhe kokainën.

Bazuar në vlerën e konfiskimeve të drogës, disa vlerësojnë se vetëm marihuana prodhon deri në 4 miliardë dollarë në vit, gjysmën e PBB-së së Shqipërisë.

Zyrtarët e rojes bregdetare, të cilët kanë kërkuar që emrat e tyre të mos publikohen, gjatë një aksioni të rrallë me gazetarët në det, thonë se duhet të jenë të kujdesshëm. Trafikantët janë të armatosur shpesh me automatikë, edhe pse ata ende nuk i përdorin ato kundër rojes bregdetare.

“Vitet 2015- 2016 ishin të tmerrshme. Ishte si Kolumbia.” – thotë një zyrtar i lartë i rojes bregdetare.

Më së shpeshti droga kalon. Zyrtarët shqiptarë pranojnë se ata kapin vetëm 10 për qind të dërgesave të drogës brenda dhe jashtë vendit. Një diplomat perëndimor tha se numri ishte më shumë se 5 përqind, duke lënë trafikantët me pasuri të mjaftueshme për të blerë autoritetet e portit nga Roterdami në Izmir.

“Ata janë shumë të mirë në menaxhimin e rrjeteve në të gjithë botën – nga Amerika Latine në Evropën Perëndimore. Dhe është shumë e qartë se të gjitha këto banda veprojnë me një nivel të caktuar të mbrojtjes dhe mbështetjes politike dhe policore.”

Vetëm brenda disa vitesh, thonë diplomatët dhe zyrtarët, Shqipëria është bërë selia e trafikimit të narkotikëve drejt kontinentit dhe shumë prej tyre kanë frikë se paratë e kanë infektuar plotësisht elitën politike, duke e bërë të vështirë reagimin pavarësisht joshjes për anëtarësimin në BE.

“Është Kolumbia e Evropës.” – tha një diplomat perëndimor. “Është prodhuesi dhe distributori i drogës në Evropë. Është një narko-shtet dhe ata do të humbnin shumë para duke u larguar nga trafikimi për të hyrë në BE “.

Tregtia e drogës zhvillohet në qytetet kryesore të vendit, duke përfshirë kryeqytetin, Tiranën dhe qytetet portuale të Durrësit dhe Vlorës. Në letër, Shqipëria ka një nga ekonomitë më të varfëra në Evropë, me një sektor të keq bankar ku nuk jepen kredi nga bankat.

Dikur qytete të varfa peshkimi dhe portuale, zonat përgjatë bregdetit po mbushen me hotele, restorante dhe ndërtesa të larta, me trafikantët e armatosur të mbështetur nga zyrtarë të fuqishëm lokalë për të fituar kontrollin e parcelave të tokave.

Joshja e biznesit të drogës duket të jetë e papërmbajtshme për të rinjtë me pak mundësi, në një vend me të ardhura për frymë që është pothuajse i njëjtë me Kubën.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Independent


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *