Vendosni fjalën kyçe....

Ndocaj zbulon sherrin me Ramën: Idiot, malok, i trashë, nuk dua të shoh më në Kryeministri! (VIDEO)


Eduard Ndocaj, ish-deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, ka rrëfyer një sherr në telefon që ka patur me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Ndocaj ka treguar se ka kundërshtuar qeverinë për çështjen e plehrave.

Ndocaj tha se Rama i ishte drejtuar atij me fjalët “idiot, malok, i trashë” dhe i ka thënë se s’do ta shohë më në Kryeministri.

Biseda në studio

Ermal Mamaqi: Më kanë thënë që je zënë një herë live me kryetarin?

Eduart Ndocaj: Jemi zënë disa herë, por një herë jemi zënë në telefon.

Ermal Mamaqi: Aman na thuaj ndonjë gjë se ne vdesim për thashetheme. Ku ishe kur ndodhi telefonata?

Eduart Ndocaj: Ishim në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe po diskutonim për çështjen e plehrave. Po i binte telefonit ky sepse unë kisha bërë një artikull në një gazetë edhe pse isha deputet i PS dhe kundërshtoja dhe akuzoja.

Ermal Mamaqi: Kishe bërë deklaratë kundër qeverisë ndërkohë që ishe në qeveri?

Eduart Ndocaj: Po.

Ermal Mamaqi: Sa i madh që je.

Eduart Ndocaj: Unë ia mbylla telefonin dhe i shkruaj: Kush jeni ju, se jam i zënë. Ai ma ktheu: Jam Kryeministri, dil zhbllokohu. Më thotë Shalsi me kë po flet? I thashë me Kryeministrin. Dil jashtë më tha se ndërpresim mbledhjen. Prita derisa mbaroi mbledhja dhe bëmë debat gati gjysmë ore në telefon dhe pastaj i thashë ta mbyllinim se po vij te Kryeministria. Jo më tha, s’dua të të shoh më në Kryeministri.

Ermal Mamaqi: Po çfarë thoshte kështu në telefon?

Eduart Ndocaj: Është i ëmbël kështu, më tha: Idiot, malok, i trashë. Është i ëmbël, gjuhën e ka.

Ermal Mamaqi: Kur do është delikat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *