Vendosni fjalën kyçe....

Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme: Qeveria e ka mashtruar popullin


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se partia që drejton do të kërkojë shpërbërjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme.

Deklarata u bë pas takimit të Komitetit Ekzekutiv ku partia opozitare do kërkojë që bashkë me zgjedhje lokale të bëhen edhe ato të përgjithshme, shkruan Portalb.

“Kërkojmë menjëherë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Parlamenti i Maqedonisë të shpërbëhet, të ketë qeveri teknike sipas marrëveshjes së Përzhinës dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme së bashku me ato parlamentare më 21 prill. Tani LSDM-ja e ka mundësinë të tregojë a është gati për ballafaqim, ta dëgjojnë zërin e popullit. Tani e kanë mundësinë të tregojnë kush u ikën zgjedhjeve.” tha mes të tjerash Mickoski.

Ai tha se qeveria po e çon shtetin në një humnerë të madhe.

Sipas tij, pas dështimit dhe kapitullimit të plotë me emrin dhe ndryshimin e identitetit, qeveria është duke u angazhuar në një garë të re të mashtrimit të publikut me numra fiktivë, duke dashur të mbulojë kapitullimin e plotë në ekonomi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *