Akil Kraja, këshilltar i Partisë Demokratike në Këshillin e Bashksë së Tiranës, ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se kërkon të japë me Partneritet Publik Privat, grumbullimin e pagesës së parkingut në rrugët e kryeqytetit.
Këshilltari i PD-së, shprehet se një kompani do të mbledhë të gjitha pagesat e parkingjeve në emër të bashkisë dhe për këtë ”do të marrë komision”.
“Lajm i fundit:
Bashkia e Tiranës kërkon të japë me PPP grumbullimin e pagesës të parkingut në rrugët e kryeqytetit… Një kompani do të mbledhë pagesën në emër të Bashkisë e për këtë do të marrë komision…”, shkruan Kraja.
Ende nuk ka një përgjigje nga kryebashkiaku Erion Veliaj.