Vendosni fjalën kyçe....

“Polici u rrah gati për vdekje nga të burgosurit VIP në Peqin, por rasti mbahet i fshehtë” – Denoncimi


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar sot situatën në një nga burgjet e sigurisë së lartë në vend, ku policët rrezikojnë edhe jetën për shkak të sjelljes së të burgosurve.

Sipas Berishës, miqtë e qeveritarëve dhe baronët e drogës bëjnë ligjin, duke rrahur dhe keqtrajtuar personelin dhe drejtoria e burgjeve mbulon krimet e tyre ndaj punonjësve.

“Burgjet ku ligjin e bëjnë baronët e krimit dhe drogës!

Miq, burgjet tona janë ferr i vërtetë për fukarejtë dhe njerëzit e pambrojtur. Pothuaj çdo javë vdesin të burgosur të varfër, nga sëmundje të pamjekuara, keqtrajtimi etj.

Kurse miqtë e qeveritarëve, baronët e drogës dhe krimit bëjnë ligjin. Ata rrahin, keqtrajtojnë personelin dhe drejtoria e burgjeve mbulon krimet e tyre ndaj punonjësve. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri ka publikuar denoncimin e qytetarit, i cili tregon se si një polic është rrahur në ambientet e burgut të Peqinit.

Denoncimi i qytetarit

Ju përshëndes Doktor. Me respektin për ju si qytetar, kam mundësinë që t’ju shkruaj diçka që do jetë e vlefshme për t’u denoncuar, si një problem real që po ndodh në burgjet e vendit.

Ajo që do të kërkoja nga ju për shkak të besueshmërisë së konfidencialitetit, sepse ai që ma ka thënë është punonjës i burgut të Peqinit (polic), më thotë se në këtë burg të sigurisë së lartë ku ka të burgosur të përjetshëm, sjellja e të burgosurve me personelin e shërbimit, policët dhe me edukatoret, është jo normale.

Para disa muajsh një polic është rrahur gati për vdekje, e morën me barrelë nga një i burgosur apo disa të burgosur për një shkak të parëndësishëm.

Po kështu para disa ditësh një edukator është qëlluar nga dy të burgosur.

Për këto raste nga drejtoria e burgjeve është heshtur dhe nuk bëhet asnjë denoncim, rastet mbahen të fshehtë, edhe pse kemi të bëjmë me një burg të sigurisë së lartë.

Nga polici në fjalë thuhet se takimet e policëve kur shkojnë në takimet e të burgosurve është jashtë çdo parametri, ku çdo edukatori apo polici mund t’i merret edhe jeta nga të burgosurit dhe askush nuk mban përgjegjësi. Pa folur pastaj për futjen e sendeve dhe lëndëve narkotike qe sjellin më pas efekte negative në sjelljet me personelin.

Shpresoj në mirëkuptimin e konfidencialitetit, por edhe të vërtetësisë së informacionit.

Pale të flasësh për nivelin e punonjësve apo punonjëseve sidomos atyre që janë caktuar nga partia e Edi Ramës që janë nën nivelin e lejuar, me arsim të blerë dhe shkollim të mangët.

Këtë të vërtetë e thashë duke marrë shkas se si është regjimi i të burgosurve në SHBA përmes një filmi, ku të burgosurit nuk bëhen dot si gangsterë, ndërsa në burgjet tona, të burgosurit sillen tamam si kapo dhe punonjësve nuk ua mban të bëjnë gëk-mëk se i pushojnë nga puna, edhe pse janë të rrezikuar me jetën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *