Sot do të ketë sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili përmes një njoftimi për mediat, zbuloi se punimet do të jenë në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi i mjeteve do të bëhet me një korsi.
“Sot datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës.”, njofton ARRSH.
Vetëm një ditë më parë, ARRSH njoftoi se përfundoi vendosja e barrierave guardrele tek Fordi km 7.3 dhe qarkullimi i mjeteve do bëhej me 2 korsi në drejtim të Tiranës.
Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë -Durrës brenda pak muajve.