Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar gjendjen e parkingut nëntokësor në “Sheshin Skënderbej”, në qendër të Tiranës.
Zhupa ka publikuar një video, ku kryebashkiaku Erion Veliaj shfaqet duke u mburrur për shërbimet dytësore siç janë tualetet për qytetarët, në projektin miliona euro të parkingut.
Sipas Veliajt, tualetet ishin bërë moderne, por në videon e publikuar nga Zhupa situata duket të jetë krejt e kundërta.
“Abuzimi me fondet dhe parate e taksapaguesve të Tiranës është rruga e vetme që njeh Veliaj për të qeverisur kryeqytetin!
Në projektin miliona euro të parkingut nëntokësor tek Sheshi Skënderbej, një reklame e posacme u bë nga Veliaj sherbimeve dytësore siç janë tualetet për qytetaret. Të cilat ishin bërë sipas tij moderne, me standarte, me shërbim cilësor (ndiqni përshkrimin e tij në video).
Një vezhgim pak ditë më parë në parkingun e sheshit Skënderbej konstatohet gjëndja skandaloze e shërbimeve dytësore. Cezmat nuk funksionojn, nuk ka ujë, nuk ka higjene, nuk ka tharese duarsh, nuk ka letra, dmth asgjë nga ato që Veliaj propagandoj si arritje të tij. Ka thjesht shkatërrim, keq menaxhim, edhe para qe nuk dihet ku shkojnë ( shikoni videon me gjëndjen reale)
Ne cdo cep po i shkërmoqet propaganda Erioni Betonit derisa në qershor të largohet nga Bashkia e Tiranës.”, shkruan Zhupa.