Donald Trump e përçmon Venezuelën, Amerikën Latine dhe të gjithë botën, ndërsa krerët e BE-së, të cilët na kërkuan për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, i përulen atij, tha presidenti venezuelas, Nicolas Maduro.
Sulmet amerikane ndaj Venezuelës u përkeqësuan pasi Trump, të cilin ai e përshkroi si një “njeri me ide ekstreme”, u bë presidenti amerikan, tha Maduro për CNN Turk.
“Ata planifikuan një përpjekje për grushti shteti.” – tha ai, duke fajësuar Uashingtonin për krizën e vazhdueshme në vendin e Amerikës Latine.
Uashingtoni menjëherë e mbështeti Juan Guaidó-n, kreu i opozitës që u vetëdeklarua president i përkohshëm javën e kaluar. SHBA u mbështetën nga aleatët e saj në rajon, ndërsa disa vende evropiane në të njëjtën kohë lëshuan një ultimatum që zgjedhjet e reja duhet të zhvillohen brenda tetë ditëve.
“Ata duhet ta tërheqin këtë ultimatum. Askush nuk mund të na japë ultimatum.” – tha Maduro.
“Trump “na përbuz. Në fakt, ai e përçmon Amerikën Latine dhe botën. Kjo është ideologjia e tij.” – vuri në dukje kreu i Venezuelës.
“Është e papranueshme pasi nuk ka vend për racizëm dhe përçmim në botën moderne.” – shtoi ai.