Vendosni fjalën kyçe....

“Zjarrfikësja 1 orë e gjysmë me vonesë, digjet banesa në Dibër” (VIDEO)


“Flakët djegin shtëpinë, zjarrfikësja shkon pasi bëhet shkrumb e hi!”, kështu shprehet Sali Berisha krahas një videoje të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.

Ish-kryeministri, ka publikuar denoncimin e një banori të Maqellarës, në Dibër, i cili tregon se një banesë ka marrë flakë, por zjarrfikësja ka mbërritur një orë e gjysmë me vonesë, atëhere kur shtëpia është shkrumbuar e gjitha.

“Përshëndetje z.Berisha,
Jam një banor i njësisë administrative Maqellarë të Dibrës…
Një zjarr i rënë në një banesë sot ka krijuar panik te banorët e këtij vendi… por paniku më i madh ishte se zjarrfikësja erdhi me gati 1 orë 30 min me vonesë.”, shkruan qytetari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *