Pak minuta më parë është grabitur një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës. Mësohet se grabitësi ka hyrë brenda në bankë i armatosur dhe kanë grabitur një shumë parash.
Personi i maskuar dhe i pajisur me armë, ka hyrë brenda në bankë dhe ka kërcënuar punonjësit dhe më pas ka marrë një shumë parash dhe është larguar me anë të një makine që e priste jashtë bankës.
Ende nuk dihet sesa është shuma e grabitur e parave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.