Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë 3 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, mes tyre edhe një ish-Kryeprokuror


Për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar emrat e tre kandidatëve. 

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit, janë publikuar emrat e 3 kandidatëve që kanë shfaqur interesin e tyre për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, të cilët janë: Avni Shehu, Marsida Xhaferllari dhe Theodhori Sollaku, i cili ka mbajtur edhe postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në njoftimin zyrtar thuhet: “Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët: 1. Avni Shehu, 2. Marsida Xhaferllari, 3.Theodhori Sollaku”.

Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm 1 anëtare, përkatësiht Vitore Tushën, ndërsa i fundit që nuk e kaloi vettingun ishte kryetari Bashkim Dedja, i shkarkuar nga KPA.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *