Vendosni fjalën kyçe....

Akull në rrugë e stuhi në bregdet, ku duhet bërë kujdes sot


Pas ndërprerjes së reshjeve në vend, është përmirësuar lëvizja e mjeteve si dhe furnizimi me energji elektrike për ato zona që janë përballur me vështirësi.

Megjitatë temperaturat e ulëta në rrugë të ndryshme ka bërë që të rritet prania e ngricave dhe akullit kështu që policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me zinxhirë si dhe të ecin me shpejtësi të ulët.

Sipas ARRSH-së, në të gjitha rrugët kryesore të vendit qarkullimi është normal. Në rajonin verior qarkullimi bëhet me zinxhir në rrugët e mëposhtme:

Zalldardhë-Reç-Draj Reç

Kryqëzim Domaj-Draj Reç

Ura e Çerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të rrugës.

Trebisht-Doganë

Ndërsa në rajonin jugor, qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në rrugën Boboshticë-Dardhë, në 2 kilometrat e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga.

Ndërkohë bregdeti do të përfshihet sot nga erëra të fuqishme dhe mjetet e lundrimit janë paralajmëruar të marrin masa pasi fuqia e dallgëve pritet të arrijë deri në 8 ballë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *