Ambasada amerikane në Tiranë së fundmi u ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që përmbushin kushtet të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të SPAK.
Ambasada thekson se Shqipëria po ndërton sistem drejtësie të bazuar në profesionalizëm dhe në integritet, ndërsa në thirrjen e saj theksohet fakti se të gjithë prokurorët që kanë ideale të tilla të bëhen pjesë e kësaj nisme.
“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.