Vendosni fjalën kyçe....

Autoriteti i Konkurencës pezullon Urdhrin e Stomatologëve për çmimet


Ditën e sotme Komisioni i Konkurrencës  bazuar në ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” ka vendosur të pezullojë sot zbatimin e vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”. Kjo sipas këtij institucioni është bërë që çmimet e shërbimeve dentare të mos të rriten.

Sipas Komisionit të Konkurrencës, vendimi i Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, nr. 12, datë 14.12.2018 “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën dhe ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/2003.

Po ashtu sqarohet se, masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.

Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrja Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.

Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme parashikohet vendosja e gjobave individuale në masën deri 5 milionë lekë për individët që me dashje ose nga pakujdesia kryejnë ose bashkëpunojnë në veprimet e sanksionuara në nenet 73 pika 1 dhe 74 pika 1 e Ligjit 9121/2003.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *