Vendosni fjalën kyçe....

Dekani i Juridikut i çon letër Shahinit: Duam mjedise të bëjmë mësim


Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha, i ka kërkuar ministres së Arsimit, Shahini, mjedisë të reja për zhvillimin e mësimit të fakultetit që drejton me pretendimin se shumica e studentëve kërkon të bëjë mësim.

Ai shtoi se shkak për këtë kërkesë është bërë protesta e studentëve që ka bllokuar një pjesë të mjediseve të Fakultetit të Drejtësisë.

“Duam ambiente të tjera për të bërë mësim, pasi këtë e kërkon shumica e studentëve. Ambientet tona ne i kemi të bllokuara për shkak të ngujimit të një pjese studentësh.”– ka deklaruar Hoxha.

Emri i tij ka qarkulluar së fundmi në një video në rrjetet sociale, ku Hoxha shihet teksa organizon një takim me një pjesë studentësh, duke u bërë shantazh që të braktisin protestën dhe t’i kthehen mësimit.

Ditën e sotme në Fakultetin e Drejtësisë pati një përplasje mes disa studëntëve që kërkonin të futeshin brenda dhe atyre protestues që janë ngujuar brenda godinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *