Vendosni fjalën kyçe....

Giorgina feston ditëlindjen, Cristiano Ronaldo: Gruaja më e mrekullueshme!


Cristiano Ronaldo ka uruar për ditëlindje të fejuarën e tij, Giorgina Rodriguez. Përmes “Instagram”-it, Ronaldo ka ndarë me publikun një foto ku shfaqet duke u përqafuar me partneren dhe nënën e vajzës së tij, që e kanë pagëzuar me emrin Alana Martina dos Santos Aveiro. Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë, me nëna surrogate.

“Urime gruas më të mrekullueshme që Zoti mundi të vendoste në rrugën time”, shkruan Ronaldo.

Georgina ka bërë gjithashtu një postim në Instagram, ku ka zbuluar se ndodhet në kryeqytetin e Argjentinës.

“Rastësitë e jetës, jam në vendin ku linda dhe në të njëjtën kohë sot është ditëlindja ime e 25-të. Fat kapriçoz, Buenos Aires-i im i dashur”, shkruan Giorgina krahas fotos.

Fejesa mes futbollistit dhe modeles spanjolle u konfirmua në nëntor të vitit 2018, pas dy vitesh lidhjeje që kishin sëbashku dhe pas lindjes së vajzës së tyre Alana Martina, në 12 nëntor të 2017-ës. Giorgina e ndihmon Ronaldon edhe me rritjen e tre fëmijëve të tij të tjerë, Cristiano Jnr, Eva dhe Mateo.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *