Vendosni fjalën kyçe....

I burgosuri zgjidhet nga prangat dhe qëllon me thikë 4 bashkëvuajtësit (Video)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Ohio-s në SHBA dhe pamjet e sulmit me thikë të një të burgosuri të bardhë ndaj 4 të burgosurve me ngjyrë është shpërndarë në rrjetet sociale.

Në videon me pamje të rënda, duket një i burgosur që pasi zgjidhet nga prangat në tavolinën ku qëndronte i vetëm, i vërsulet një grupi prej 4 të burgosurish me ngjyrë në tavolinën ngjitur duke lënduar rëndë njërin prej tyre.

Më pas njëri nga të burgosurit arrin të çlirohet nga zinxhirët dhe ndalon sulmin që mund t’u kishte marrë jetën të gjithë të burgosurve.

Sipas të lënduarit, i cili arriti t’u mbijetonte plagëve, sulmi është kurdisur nga zyrtarët e burgut, të cilët nuk duan që publiku jashtë të mësojë atë që ndodh brenda mureve të burgut.

Ai e ka denoncuar ngjarjen për mediat pas lirimit nga burgu, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se kanë hapur një hetim për ngjarjen e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *