Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i partisë serbe kritikon patriarkun Irinej: Ka vetëm një rrugë për marrëveshje me shqiptarët


Lideri i Parisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, ka kritikuar ashpër qëndrimet ndaj Kosovës të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Irinej.

Ai tha se Serbia nuk ka nevojë për leksionet politik të Irinejit e të presidenti rus, Putin.

Jovanoviç tha se nuk e pranon thirrjen e patriarkut Irinej, që të shikohet në qiell dhe të pritet nga car Llazari që të zgjidhet çështja e Kosovës, shkruan Koha.net.

Shefi i partisë liberale tha se marrëveshja që do garantone paqen në Ballkan, mund të arihet duke i parë në sy shqiptarët, gjë për të cilën duhej edhe përkrahja e kishës.

“Për këtë na duhet edhe përkrahja e Kishës, e cila nuk do të glorifikonte vetëm udhëheqës ushtarakë, luftëra e humbje, por do ta respektonte paqen si vlerën më të madhe shoqërore. Në shoqërinë demokratike që e synojmë, nuk ka vend për leksionet e patriarkut, Dodikut ose të Putinit, por për synimin që shoqëria rreth nesh të demokratizohet dhe evropianizohet njësoj sikur dhe ne. E vetmja mënyrë që këtu të kemi sukses, është ta përkrahim njëri-tjetrin në këto procese.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *