Një profesore e Universitetit Duke në Karolinën e Veriut, është bërë lajm në mediat ndërkombëtare, për shkak të një email-i që u ka dërguar studentëve.
Drejtorja e programit biostatist të diplomuar, Dr. Megan Neely, paralajmëroi studentët kinezë që të flisnin anglisht dhe jo në gjuhën kineze në kampusin universitar, pasi në të kundërt do të përballeshin me “pasoja të padëshirueshme”.
Studentët e irrituar nga kërcënimi i profesores, i kanë shpërndarë email-et e atij në rrjetet sociale. Profesorja shkruante se dy anëtarë të fakultetit, i kishin thënë asaj për një grup studentësh kinezë që flisnin kinezçe me zë të lartë në sallat e studimit dhe rrinin kot në kampus, shkruan RT.
Anëtarët e fakultetit, shpjegonte Neely në email, morën parasysh emrat e studentëve që kishin folur në kinezçe, “kështu që ata mund t’i mbajnë mend ata nëse ndonjëherë do të intervistohen për një praktikë ose do të kërkojnë të punojnë me ta për projekte masteri”. Duke i paralajmëruar kështu se aplikimet e tyre do i hidhnin poshtë.
Në fund pedagogja i kërkon studentëve që të flasin vetëm anglisht në ndërtesat e shkollës, edhe gjatë kohës së tyre të lirë, në mënyrë që të provonin se punonin për të përmirësuar anglishten e tyre. Por qasja e saj, nuk është përkrahur nga studentët, të cilët kanë nënshkruar një peticion për të kërkuar një hetim ndaj saj.