Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti slloven viziton Beogradin: S‘do e hidhja poshtë shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë


Presidenti slloven, Pahor, e ka cilësuar si të guximshme idenë e korrigjimit të kufijve që përflitet së fundmi si një mundësi për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai e ka bërë deklaratën në fjalë gjatë konrerencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij serb, Vuçic, në Beograd.

“Zgjidhja e problemeve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri, shumë përkushtim ndaj zgjidhjes paqësore dhe shumë besim të shteteve të tjera, sepse ai është proces që nuk duhet t’iu sjellë dëm vendeve të tjera në rajon.” – tha ai, shkruan Lajmi.net.

Më tej, Pahor e cilësoi këtë si një ide të guximshme të cilën nuk do e kishte hedhur poshtë nëse do ishte përballur me diçka të ngjashme, por shtoi se do ishte treguar shumë i kujdesshëm në zgjidhjen e saj.

“Nuk do ta kisha hedhur poshtë, por do të kisha qenë shumë i kujdesshëm.” – ka shtuar Pahor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *