Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën drejtor “bashkëpunëtorin” e projekteve miliona euroshe


Ish-drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, është emëruar sot drejtor i ri i KESH-it, pas shkarkimit të Agron Hetosë.

Kjo është lëvizja e radhës në krye të instutucioneve të rëndësishme në vend, që varen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe që drejtohet nga Belinda Balluku, pas shkarkimit të Damian Gjiknurit.

Benet Beci ka drejtuar që prej vitit 2005 e deri më sot një nga ndërmarrjet që ka qenë përfituesja më e madhe e fondeve të akorduara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve.

Gjatë viteve 2014-2015, janë miratuar 63 objekte të ndryshme me vlerë totale 7.09 miliardë Lekë, të cilat janë zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që është drejtuar nga Benet Beci.

Programi, deri në dhjetor të vitit 2015, është financuar në shumën rreth 368 milionë dollarë.

Të tjera para dhe projekte janë përfituar nga Fondi i Becit edhe në vitet pasuese dhe për vitin 2019, që sapo ka nisur, ndërmarrja ka parashikuar rreth 122 milionë euro investime.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në më shumë se një rast ka publikuar shkelje të mëdha financiare dhe me dëm të madh ndaj buxhetit të shtetit në projektet e administruara dhe zbatuara prej Becit, që prej vitit 2005, kur ai ka mbajtur postin e drejtorit të FSHZH-së.

Shkeljet e gjetura nga KLSH për Becin: KLSH për Benet Becin

Në vend të Becit, në krye të FSHZH-së është emëruar Dritan Agolli, i cili më herët ka qenë administrator në Bashkinë e Tiranës.

Pas ndryshimeve në krye të OST-së, ARRSH-së dhe Portit të Durrësit, ndryshimi në kreun e KESH-it është lëvizja e fundit e qeverisë, që vë në krye të këtij institucioni drejtorin më jetëgjatë të administratës shqiptare. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *