Vendosni fjalën kyçe....

Rritet bilanci, 58 viktima nga shembja e digës në Brazil


Numri i të vdekurve nga shembja e një dige në Brazil ditën e premte, arriti të dielën në 58 vetë, por pritet që kjo shifër të rritet, në kushtet kur të paktën 300 vetë mendohet se mund të jenë varrosur nën tonelata baltë.

Të dielën operacionet e kërkimit u pezulluan për një farë kohe, pasi zyrtarët patën frikë se një tjetër digë në qytetin Brumadinho mund të rrëzohej. Banorëve ju tha që të bëheshin gati për t’u evakuuar, në rast se diga nuk do të ishte e sigurtë.

Diga që i përkiste kompanisë braziliane Vale ra të premten, duke përmbytur në ujë dhe baltë qindra minatorë që ishin duke ngrënë gjatë pushimit të drekës.

Që nga e premtja, autoritetet braziliane të drejtësisë kanë bllokuar pasuri me vlerën e rreth 3 miliardë dollarëve të gjigandit botëror të minierave

Vale. Kjo kompani, po ashtu është goditur nga një numër i madh gjobash, ngaqë pas fatkeqësisë së të premtes ajo po hetohet me kujdes për mundësinë e shkeljes së rregulloreve dhe për ndotjen e mjedisit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *