Vendosni fjalën kyçe....

Shembet ndërtesa në Hagë, 9 të plagosur, një person nën rrënoja (VIDEO)


Disa njerëz janë shpëtuar, por të paktën një person besohet të ketë mbetur i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese tre katëshe që u shkatërrua nga një shpërthim i fuqishëm në Holandë.

“RT” shkruan se fasada e një ndërtese në qytetin e tretë më të populluar në Holandë, Haga, ka rënë të dielën pas një shpërthimi, duke zënë nën rrënoja disa njerëz.

Punonjësit e emergjencës kanë arritur të shpëtojnë tre prej tyre, dhe vazhdojnë punën për të gjetur një person tjetër që dyshohet të ketë mbetur gjithashtu nën rrënoja.

Nëntë persona mbetën të plagosur nga incidenti dhe shtatë prej tyre u dërguan në spitale. Banorët u evakuan nga ndërtesa e shkatërruar dhe ndërtesat përreth që pësuan dëme të konsiderueshme strukturore dhe u konsideruan të “paqëndrueshme”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *