Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimi si ministre, Nikolla: Gota plasi në dorën time


Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka folur për shkarkimin e saj duke deklaruar se ky shkarkim erdhi pas një momenti të fortë që e cilësoi si një moment ku i plasi gota në dorë dhe normal që duhet të largohej.

Më tej Nikolla e komentoi rifresikimin e qeverisë pasi kabinetikishte nevojë për energji të reja.

“Ishte një moment i fortë që le të themi gota plasi në dorën time dhe normal që unë duhet të largohesha, por arsyet e tjera për t’i dhënë një energji të re dhe një reflektimi të thellë, kryeministri por jo vetëm gjithë mazhoranca dhe qeverisja falë edhe protestës së studentëve ndodhi dhe u pa e arsyeshme që duhej një sinergji dhe një skuadër e re për të ecur përpara me programin e qeverisë”-deklaroi Nikolla në emisionin A Show në News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *