Vendosni fjalën kyçe....

Tahiri ankimon zgjatjen e hetimeve ndaj tij: Po vonohet dhënia e drejtësisë


Ish-ministri i Brendshëm Tahiri, ka ankimuar zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 3 muaj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ai ka deklaruar se zgjatja e hetimeve bëhet me qëllim zvarritjen e tyre si dhe vonon dhënien e drejtësisë.

“Në këtë mënyrë po vonhet dhënia e drejtësisë. Arsyeja për zgjatjen e hetimeve janë justifikime të paarsyeshme. Prokuroria të dorëzojë dosjen në gjykatë. Zgjatja e afateve me qëllim zvarritjen e hetimeve.” – ka thënë Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm po hetohet si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës gjatë kohës kur drejtonte ministrinë.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 3 muaj, pas një kërkese të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas kësaj të fundit, hetuesit janë në pritje të letërporosive nga Mali i Zi dhe Italia dhe vonesa e përgjigjes e ka detyruar që të shtyjë hetimet me 3 muaj të tjerë.

Sipas prokurorëve të çështjes, Tahiri dyshohet se ka udhëtuar drejt Malit të Zi me perona të cilët janë nën hetim për dosjen e trafikut ndërkomëbëtar të drogës.

Kurse nga Italia, pritet të mbërrijë dëshmia e shtetasit italian, Frederiko Silvestri, i cili dyshohet se i ka shitur një mjet lundrues grupit të “Habilajve”.

Vetëm pas mbërritjes së këtyre përgjigjeve prokuroria do të vendose nëse duhet ta dërgojë dosjen për gjykim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *