Vendosni fjalën kyçe....

U akuzua si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, flet Bujar Sheshi: Duan të godasin reformën në drejtësi


Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit gjatë kohës së diktaturës.

Në një deklaratë në fillim të mbledhjes së KLP-së, Sheshi tha se i hedh poshtë këto akuza të ulëta që kanë ardhur nga opozita dhe kërkoi zbardhjen e sulmit të cilin e emërtoi si mafioz.

“Synohet të goditet reforma në drejtësi si dhe procesi i vettingut, është një goditje e ulët për të sulmuar dinjitetin tim. Sipas mendimit tim nuk synohet goditja ime si person si anëtar i KLP-së, por synohet goditja e institucionit të KLP-së, pasi kemi ardhur ne çastin e ngritjes së SPAK-ut dhe zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme.

Pas kësaj goditjeje fshihen persona të fuqishëm në politikë nga të dy krahët e saj. Kërkoj ndihmën tuaj për të zbardhur të vërtetën dhe zbardhjen e këtij akti mafioz. Me ose pa Bujar Sheshin, SPAK do ngrihet dhe Kryeprokurori do zgjidhet.” – tha Sheshi.

Kreu i KLP-së, Ibrahimi, tha se institucioni që drejton do e shqyrtojë rastin në fjalë dhe më pas do dalë me një komunikatë zyrtare për të sqaruar publikun në ditët në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *