Dy persona janë proceduar penalisht pasi ushtronin ende aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Sipas policisë janë evidentuar dy raste një në Kukës dhe një në Tiranë. Sipas policisë janë proceduar penalisht një 62-vjeçar dhe një 29 vjeç.
DETAJE NGA POLICIA:
2 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, dy valixhe me çipsa, një monitor për lojëra fati dhe tre njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.
Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi B. C., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën ”Nikolla Tupe”, në ambientet e lokalit të tij iu gjetën dy tavolina pokeri dhe dy valixhe me çipsa.
Në qarkun Kukës, u procedua penalisht shtetasi E. K., 29 vjeç, pasi në qytetin e Tropojës, në lokalin e tij iu gjetën tre njësi kompjuterike dhe një monitor, të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.