Ditën e sotme AKU publikoi lajmin se janë bllokuar nga ky institucion 41.7 tonëve banane, pasi kanë rezultuar të prishura. “Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në PIK ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhur nga Costa Rica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.”, njoftoi ndër të tjera AKU.
Por në fakt ka qenë subjekti pritës, ai që ka kërkuar kontroll fizik për mallin, për shkak të kohës së gjatë të rrugëtimit të përshkruar nga Costa Rika dhe jo AKU.
Pas kësaj kërkese dhe pas verifikimit është njoftuar edhe AKU, e cila ka inspektorët e saj në doganën e Durrësit.Por AKU në njoftimin e saj nuk e përmend këtë fakt.
Shkresa ku subjekti ka bërë kërkesën është siguruar nga FaxNews.