Vendosni fjalën kyçe....

Guaido: Venezuela në diktaturë, zgjedhje të lira sa më shpejt që të jetë e mundur


Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë ka deklaruar për BBC-së se njerëzit po jetojnë në një diktaturë dhe po kështu ka bërë thirrje për zgjedhje të reja.

Juan Guaido u shpall udhëheqës i përkohshëm javën e kaluar dhe është njohur nga më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA. Presidenti Nicolas Maduro mban mbështetjen e Rusisë, e cila ka akuzuar SHBA për ndërhyrje “të paligjshme”.

Të paktën 40 njerëz besohet të kenë vdekur në trazirat e fundit, thotë OKB. Protestat kanë ardhur në rritje, pasi Maduro filloi një mandat të dytë si president këtë muaj. Ai u zgjodh vitin e kaluar gjatë një votë polemike në të cilën shumë kandidatë të opozitës u ndaluan ose u burgosën.

Çfarë ka deklaruar Guaido për Marudon?

Guaido ka deklaruar  se pavarësisht se Maduron e pret një dënim ndërkombëtar, mund t’i ofrohet një amnisti nëse pranon largimin.

“Kjo amnisti, këto garanci janë në tryezë për të gjithë ata që janë të gatshëm të vendosin veten në anën e kushtetutës, në mënyrë që të rimarrin rendin demokratik.

Në periudhat e tranzicionit raste të ngjashme kanë ndodhur “, tha Guaidó duke përmendur faljet e mëparshme në Kili dhe Venezuelë në vitet 1970 dhe 1950.

Juan Guaido u vetëdeklarua të mërkurën president i përkohshëm, dhe u njoh shpejt nga shtetet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Kanadanë dhe Kolumbinë. Edhe Shqipëria u deklarua pro tij.

Burimi: BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *