Idenë e Trump për të ndërtuar mure me vendet kufitare tashme e ka bërë realitet Danimarka. Vendi nordik ka nisur ngritjen e një gardhi me tela me gjemba në kufi me Gjermaninë, për të ndalur jo krimin dhe drogën, por për fluksin e derrave gjermanë.
Autoritetet në Danimarkë kanë nisur ndërtimin e një gardhi me tela me gjemba përgjatë kufirit me Gjermaninë, në përpjekje për të mbajtur larg derrat e egër që vijnë nga vendi fqinj.
Struktura do të jetë e gjatë 70 kilometra, e lartë 1.5 metra dhe me një kosto modeste prej 4.6 milionë dollarë, nëse krahasohet me atë të murit me Meksikën të kërkuar nga presidenti Donald Trump. Përveç ndaljes së fluksit fizik të derrave, ajo do të ketë si qëllim edhe parandalimin e përhapjes së etheve që vijnë nga këto kafshë. Punimet për garadhin nisën ditën e hënë në Padborg, një qytet që ndodhet në kufi me Gjermaninë.