Gazetarja e famshme e “CNN”-it, Christiane Amanpour, ka mbetur e mahnitur nga sopranoja shqiptare Ermonela Jaho.
Amanpour kishte për të bërë një intervistë dhe ka qëndruar në prapaskenë, nga ku ka ndjekur Jahon, teksa luante Violetën, në operën e famshme të Giuseppe Verdit, “La Traviata”.
Gazetarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto me Jahon, ku shpreh vlerësimin e saj për të.
“Në prapaskenë këtë fundjavë dhe e mahnitur nga Ermonela Jaho, sopranoja e shkëlqyer shqiptare, që luajti Violetën në historinë tragjike të dashurisë të Verdit ‘La Traviata’.”, shkruan gazetarja e njohur.
Sopranoja shqiptare e ka luajtur për herë të parë rolin e Violetës në “Covent Garden”, në vitin 2008 dhe iu kthye rolit sërish në vitin 2010 dhe 2012.
Violeta Valery është kthyer tanimë në një prej roleve të saj më të suksesshme.