Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja bllokohet gjithë fundjavën në ashensorin privat të miliarderit amerikan


Një grua ka kaluar një fundjavë të tërë e bllokuar në ashensorin e punëdhënësit të saj miliarder. “BBC” shkruan se gruaja quhet Marites Fortaliza. 53-vjeçarja, hyri të premten në mbrëmje në ashensorin në lagjen Manhattan, që është pronë e bankierit Warren Stephens.

Zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjes së urgjencës të hënën në ora 10:00 dhe hapën ashensorin ku gjendën gruan e traumatizuar.

Zonja Fortaliza ndodhet në spital, ku po merr mjekimet e nevojshme pasi është dehidratuar, por tani po e merr veten.

Ajo ka qenë “një anëtare e vlerësuar e familjes së Stephens për 18 vjet” dhe ishte një anëtar i familjes që e shoqëroi atë në spital.

Stephens është kreu i “Stephens Inc”, një bankë investimi me bazë në Little Rock, Arkansas.

Sipas autoriteteve, znj. Fortaliza kishte mbetur e bllokuar në ashensor, në mes të katit të dytë dhe të tretë të shtëpisë.

Mesa duket familja ishte larg për fundjavën, dhe askush tjetër nuk ndodhej në shtëpi, përveç znj. Fortaliza e cila po punonte. Autoritetet kanë nisur një hetim lidhur me incidentin.

Warren Stephens


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *