Vendosni fjalën kyçe....

Helmohen 13 punonjëse fasonerie në Durrës, mes tyre një grua shtatzënë


Një grua shtatzënë mes trembëdhjetë punonjëseve ndodhet në spital pas simptomave të helmimit. Mësohet se në qytetin e Durrësit, dhjetë punonjëse në një ndërmarrje fasonerie janë paraqitur në spital, pasi kanë shfaqur simptoma të helmimit, si gjendje të fikëti, këputje dhe të vjella.

Pas një ore janë paraqitur edhe tre gra të tjera me të njëjtat simptoma.

Paraprakisht dyshohet se shkak për helmimin masiv është bërë rrjedhja e gazit të kondicionerit të ndërmarrjes.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po verifikojnë shkaqet e këtij helmimit të grave punonjëse në fasoreri. Ky nuk është rasti i parë i helmimin masiv që ndodh nëpër fasoneritë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *