Kur një kundërshtar i tij u rrëzua në tokë pas një grindjeje në lojë, 12-vjeçari Cristian Fernandez e ka ndihmuar dhe i ka shpëtuar jetën.
Gjithçka ka ndodhur gjatë një ndeshjeje mes San Fernando dhe Medina Balompiè, ku Jesus Oçoa i Medinës, është përplasur në fushë, pasi ka marrë një goditje në kokë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Të gjithë shokët e tij të skuadrës u larguan të frikësuar, por jo Cristian Fernandez. Pa frikë, 12-vjeçari iu afrua lojtarit kundërshtar dhe e ktheu në një pozicion, që t’i nxirrte gjuhën jashtë dhe ka qëndruar me të derisa kanë mbërritur mjekët.
Sipas bluzave të bardha, ndërhyrja e Fernandez i ka shpëtuar jetën Oçoa-s.
“Unë isha i sigurt se dija, kam parë Fernando Torres në një ndeshje”, ishte përgjigja e Fernandez për mediat, kur e pyetën për gjestin e tij. Tanimë gjithë Spanja flet për 12-vjeçarin dhe e quajnë atë një “hero”.