Vendosni fjalën kyçe....

Hiperinflacioni në Venezuelë, një thes para për të blerë pak gjëra (Fotot)


Teksa Venezuela eshtë prekur nga një krizë e thellë politike, edhe ekonomia në këtë vend ka vite që lëngon. Në Venezuelë për të shkuar në supermarket duhet një thes me para për blerje të zakonshme.

Si pasojë e  inflacionit të dalë jashtë kontrollit  në Venezuelë, duhet që me një sasi të madhe parash të mund të blesh nje produkt.

Fotot që mund të duken të habitshme tregojnë një pulë prej 2.4 kg pranë një grumbulli të madh prej 14 milionë e gjysmë bolivarësh, që përkthehen në 2.2 dollarë. Ndërsa një letër higjienike qëndron pranë 2 milionë e gjysmë bolivarësh (0,4$).

Venezuela është në kaos nga qeveria e Nicolas Maduros, i cili ka ndërmarrë politika fiskale të diskutueshme.

Hiperinflacioni i shfrenuar ka parë të zhvlerësuar bolivarin deri në një pikë ku njerëzit kanë nevojë për thasë  për të mbajtur paratë që i duhen për pazarin e një jave në supermarket.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *