Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi për sevap, pensioni s’del as për ilaçe se frutat s’i shohim me sy” – shkodranët i ankohen Bashës (FOTOT)


Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Shkodrës. Qytetarët janë ankuar për pensionin që nuk iu del dhe tregtarët për produktet që nuk iu shiten. Një grua invalide, i tha kreut të opozitës se pensioni nuk i dilte as për ilaçet, jo më të blinte fruta e perime.

Qytetarja: Pensioni nuk po na del as për ilaçe. 1500 lek një kilogram presh. Ça me ble më parë. Frutat s’i shofim me sy. Me këtë pension çfarë me ngrënë, çfarë me pi.

Basha: Prindi i keq e shkatërron shtëpinë, qeveria e keqe shkatërron vendin.

Qytetarja: Me u çu të tërë e me e heq atë farë!

Basha: Të gjithë bashkë më 16 Shkurt!

Qytetarja: Jam kështu (në karrocë invalidi), por atje kisha ardh!”

Një tjetër grua, tregtare këtë radhë, është shprehur gjithashtu e revoltuar me situatën e rëndë ekonomike.

Gruaja shprehet se për tre vjet “është bërë për sevap”, ndërsa shton se asnjë prej familjarëve të saj nuk punon dhe bashkëshortin e ka në kemp. Zonja Lumturie, e cila është e vetmja që punon në familjen e saj, fajëson kryeministrin Edi Rama për taksat e larta.

Biseda:

Lumturia, tregtare: As sefte s’kam bërë

Basha: Sa kohë ke që punon këtu?

Lumturia, tregtare: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.

Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.

Lumturia, tregtare: Me pension vetëm hamë bukë. Ku të paguaj dritat? Ujin? Si të jetoj me 127 mijë lek? I kam lexuar të gjitha në gazetë. Unë s’ja jap votën PS sa të kem jetën.

Basha: e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *