Vendosni fjalën kyçe....

Operacion nga ajri, policia lokalizon autorin e dyshuar të grabitjes së bankës në Tepelenë


Pas grabitjes që u bë në bankën e nivelit të dytë në Tepelenë polica është ende në kërkim të autorit.  Policia është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen e tij. 

Sipas policisë autori i dyshuar, K.R 25 vjeç  është lokalizuar në fshatin Mamaj, por më pas ka humbur gjurmët në luginë. Raportohet se për kapjen e 25-vjeçarit është vënë në  dispozicion të policisë edhe një helikopter.

Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë. Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Jashtë bankës të riun e priste një makinë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *