Vendosni fjalën kyçe....

Pa minimumin e higjenës në klinikë, Presidenti i Urdhërit të Stomatologut refuzon të kryejë verifikimin


Në muajin dhjetor emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora News denoncoi rastin e një  dentisti italian i cili e fshihte klinikën pas reklamës se një kopshti, ndërsa kushtet higjenike të klinikës vinin në rrezik jetën e pacientëve. Sikur të mos mjaftonte ky fakt, edhe përfaqësues së Urdhrit të Stomatologut kanë refuzuar të kontrollojnë dokumentacionin e këtij stomatologu.

Gazetarja: Kemi dyshime të arsyeshme që ky dentist i huaj që punon në Shqipëri nuk ka licencë për të ushtruar profesionin.Në këto kushte ne kërkojmë nga ana juaj bashkëpunim që të na vini në dispozicion një ose dy inspektorë që ti çojmë te vendi për të kryer verifikim.

Urdhri i Stomatologut: Jo nuk marrim masa. Mirë ëhstë që ju të flisni me doktor Nikollën, ai ëhstë Presidenti i aparatit qëndor në gjithë Shqipërinë dhe ai ka autoritetin total mbi këto çunat e Inspektoriatit.

Shefi i zyrës juridike: Ne nuk është se veprojmë që të marrim masa, se nuk kemi çfarë mase marrim.

Vetë Presidenti i këtij Urdhri vendos të mbyllë sytë para kësaj shkelje. “Është detyrë e Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit, kontrolli dhe inspektimi në klinikat dentare sipas ligjit”.
Pas kërkesës së emisionit “BOOM”, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryer disa herë inspektim te kjo klinikë e cila rezulton të jetë e mbyllur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *