Vendosni fjalën kyçe....

Thirret në prokurori komisioneri i vettingut


Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj, është thirrur në prokurori pas akuave të opozitës se kishte falsifikuar dokumentet e paraqitura gjatë aplikimit për të qenë anëtar i KPK-së.

Ai është thirrur në organin e akuzës ku është marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me çështjen në fjalë.

Më herët në muajin korrik 2018, PD-ja me anë të Alibeajt e Bardhit publikoi disa dokumente ku pretendonte se Hamitaj kishte mashtruar Kuvendin në aplikimin e tij për në Komisionin e Paavarur të Kualifikimit duke qenë se në dosje kishte futur edhe dokumente të falsifikuara.

PD kërkoi asokohe që prokuroria të hetonte lidhur me akuzat e saj por deri ditën e sotme nuk kishte pasur asnjë lëvizje nga organi i akuzës.

Akuzat e PD-së në Korrik 2018

A është Çertifikata e gjuhës angleze e depozituar pranë organeve shtetërore, një dokument i falsifikuar?

A është siguruar kjo çertifikatë në vitin 2017, dhe jo në vitin 2015 siç shënohet në të, për efekt mashtrimi të organeve shtetërore përgjegjëse?

A ka kontaktuar Lulzim Hamitaj me një avokat për të siguruar këtë dokument të falsifikuar?

A ka frekuentuar ai ndonjëherë Qendrën që e ka pajisur me çertifikatë dhe a ka bërë ai ndonjëherë testin e gjuhës angleze në këtë Qendër?

A korrespondon numri i referencës së certifikatës së gjuhës angleze, 4571, në regjistrin e Qendrës me emrin e Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj?

Pse çertifikata e depozituar prej tij nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *