Vendosni fjalën kyçe....

U kap gafil me Blushin, Dvorani tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese


Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i cili vitin e kaluar u fotografua në një kafe me Ben Blushin, ndërkohë që në gjykatën që ai drejtonte po trajtohej gjyqi për pronësinë  e “Top Channel”, sot është tërhequr nga kandidimi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) duke Vettingun. 

 Dvorani tha se po dorëhiqet nga kandidimi për shkak të detyrimeve që ai ka si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë (KED): “Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Terheqja është e parevokueshme”

Edhe pse Dvorani nuk justifikonte një shumë prej 100 milionë lekësh, në deklaratën e llogarive bankare në vetting, ai u konfirmua në detyrë nga KPK në korrik të 2018-ës.

Sipas tij kjo ka qenë një harresë në deklarim dhe jo fshehje pasurie.

KPK e ka marrë të mirëqenë këtë deklaratë të Dvoranit duke argumentuar “se pavarësisht se ILDKPI shprehet se gjykatësi ka kryer fshehje pasurie, nga hetimi administrativ, është provuar se llogaritë bankare në emër të tij, bashkëshortes dhe personave të tjerë të bashkëlidhur, janë deklaruar ndër vite, por jo në deklaratën vetting.”

Në qershor të vitit të kaluar, Hashtag.al, publikoi pamjet ku gjyqtari Dvorani shihej në një takim me drejtorin e “Top-Channel” Ben Blushi.

Takimi që zgjati prej 1 orë e gjysmë ndërmjet Blushit dhe gjykatësit Ardian Dvorani, ka kompromentuar gjyqin për pronësinë e televizionit, ndërsa çështja po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë.

Pas publikimit të pamjeve nga takimi kompromentues mes tij dhe drejtorit të Përgjithshëm të “Top Channel”, Gjyqtari dha dorëhiqjen nga çështja e pronësisë së “Top Channel” .

Gjykata e Lartë e shpjegoi takimin me këto fjalë: “Ishte koicidencë!” /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *