Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria me detyrimet buxhetore më të larta për kontratat PPP-së në Europë


 

Edhe pse me një ekonomi të brishtë dhe një borxh të lartë me rreth 70% të PBB, Shqipëria ka ndërmarrë një rrezik të madh fiskal, që cenon stabilitetin e vendit në të ardhmen, duke dhënë kontrata koncesionare me Partneritet Publik Privat (PPP) në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) më shumë se çdo vend tjetër Europian, të cilat nuk janë përllogaritur si detyrime buxhetore.

Eurostat publikoi sot listën e vendeve të BE-së sipas detyrimeve potenciale jashtë bilancit për kontratat me Partneritet Publik Privat në raport me PBB. Vlerat përfaqësojnë shumën e financimeve që do të financojë buxheti i këtyre vendeve për kontratat PPB dhe që nuk janë llogaritur në borxh.

Sipas Eurostat, në Europë, Sllovakia dhe Portugalia kanë detyrimet më të mëdha potenciale që lidhen me partneritetet publiko-privat jashtë bilancit përkatësisht në 2.9 dhe 2.7% e PBB-së.

Në Shqipëri, vlera e kontratave PPP tashmë aktive që financohen nga buxheti dhe nuk janë përfshirë në borxh është 1.9 miliardë lekë ose 15 % e PBB-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtarë në rishikimin e marrëveshjes së fundit me Shqipërinë (shtator 2018), të publikuar dje.

Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, detyrimet që lidhen me Partneritetet Publik-Privat (PPP) janë në 3% të PBB-së, teksa në Shqipëri është 5 herë më i lartë 15%.

Pas Sllovakisë dhe Portugalisë, vlerën më të lartë të PP jashtë bilancit e ka Portugalia (2.7%), Hungaria (1.5%) dhe Mbretëria e Bashkuar (1.4%).

Për vitin 2017, dhjetë vende nuk raportuan asnjë detyrim lidhur me PPP jashtë bilancit, të tilla si Holanda, Bullgari, Çekia, Gjermania, Franca, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Suedia.

Në shumë vende të BE-së PPP jashtë bilancit janë vërejtur në qeverinë qendrore, ndërsa në disa nga qeverisja lokale.

Në një deklaratë të këtyre ditëve, FMN vuti në dukje se, rritja e shpejtë e PPP-ve ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontrolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31% e GDP-së (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionet në energji me më shumë se 23 pikë përqindje) në buxhetin e 2019-S dokumentet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15% të GDP-së” thuhet në raport./ Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *