Pas gjendjes jo të qëndrueshme në Venezuelë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Juan Guaido ka folur në telefon. Trump ka treguar edhe një herë “mbështetje të fuqishme për luftën që po bën Venezuela për të rikthyer demokracinë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Shtetet e Bashkuara kanë njohur Guaidon, lider opozitar dhe kryesues i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, si president të këtij shteti.
Por nga ana tjetër Rusia mbështet presidentin Nicolas Maduro. Diskutimet e Trumpit me Guaidon kanë ardhur pasi Gjykata Supreme e Venezuelës i ka ndaluar udhëtimin liderit opozitar, si dhe i ka bllokuar llogaritë bankare.
Guaido nuk mund të largohet nga shteti derisa të kompletohet një hetim preliminar meqë ai “ka shkaktuar dëm në paqen e republikës”, ka thënë gjyqtari, Maikel Moren. Guaido është shprehur se njerëzit në Venezuelë se po jetojnë në diktaturë dhe se duhet ë zhvillohen zgjedhje të lira.