Vendosni fjalën kyçe....

Atalanta eleminon Juventusin nga Kupa e Italisë


Atalanta arriti një fitore madhështorë mbrëmjen e sotme në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke mundur Juventusin në shtëpi, me shfirat e thella 3-0, e duke e lënë jashtë kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Itali.

Me Berishën dhe Gjimshitin si titullarë, ekipi bluzi, që në minutën e 37-të, shënoi me Kastanj, që pas një gabimi në mesfushë, rrëmbeu një top dhe nuk fali ndaj Sheznit.

Ndërkohë, një pasim i Papu Gomez vetëm 2 minuta më pas, për Duvan Zapatën, bëri që një nga sulmuesit më në formë në Itali, të shënonte edhe të dytin me një goditje të fortë nga jashtë zone.

Edhe në të dytën, historia ishte e njëjtë. Ekipi i Alegrit, i cili ky i fundit u përjashtua nga arbitri pas golit të dytë, u duk i pafuqishëm për të reaguar, dhe goditjen e fundit fatale, ja dha sërish Duvan Zapata, në minutën e 86-të, i cili mposhti Sheznin, pas një gafe të De Shiljos që i dhuroi topin në mbrojtje.

Kështu, Atalanta kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, dhe tashmë do të ndeshet me Fiorentin, që shkatërroi Romën me shifrat 7-1.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *