Vendosni fjalën kyçe....

BDI në Maqedoninë e Veriut me kandidatin e vet për president


Bashkimi Demokratik për Integrim do të del me kandidat të vetin për president të shtetit, kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të kryesisë së BDI-së, me ç`rast është vendosur po ashtu që në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me partitë shqiptare për një kandidat të përbashkët, këtë të drejtë ta ketë ekskluzivisht kreu i partisë  Ali Ahmeti, transmeton Alsat.

Në mbledhje po ashtu është diskutuar edhe mundësia e një kandidati konsensual i cili mund të del si rrjedhojë e ndonjë marrëveshjeje eventuale edhe me partitë maqedonase.

Këto i bëri të ditura sot zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, i cili më tej ka theksuar se, në vazhdim të mbledhjes, do të bisedohen edhe temat tjera, siç janë rifreskimet në Qeveria në dikasteret që drejton Bashkimi Demokratik për Integrim dhe organizimi i brendshëm i partisë, pas ndërrimit të sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarit organizativ. Osmani po ashtu ka theksuar se, në mbledhjen e sotme, temë bisede do të jetë po ashtu edhe çështja e dikasterit që drejton Hazbi Lika, dhe reformat në këtë dikaster.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *