Vendosni fjalën kyçe....

Besa Shahinit i shpëton, pranon se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve


Ministrja e Arsimit Besa Shahini, pranoi sot se jo të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar nga qeveria. E gjitha kjo ndodhi në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ku deputetet e LSI-së Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi paraqitën disa shtesa për Ligjin e Arsimit të Lartë. Amendimet e LSI-së parashikojnë ndryshime në 4 nene të këtij ligji, përkatësisht Neni 37 pika 4, Neni 39 pika 2, Neni 42 pika 3 dhe Neni 48 pika 2.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se nuk është e nevojshme të bëhen ndryshime ligjore për katër nga kërkesat për ndryshimin e 4 neneve të Ligjit të Arsimit të Lartë, që përfshijnë pjesëmarrjen në Senate, apo rritjen e së drejtës për zgjedhjen e rektorëve dhe dekanëve. Por padashur pranoi se jo të gjitha çështjet e ngritura nga studentët janë plotësuar nga qeveria, por vetëm dy “më kryesoret” sipas saj.

Besa Shahini: Duke marrë parasysh gjithë çfarë kemi parë nga shtetet e tjera ne nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen përmes ndryshimeve ligjore. Duke marrë parasysh që ne edhe me VKM në dhjetor dy nga çështjet kryesore të ngritur nga studentët për transparencë dhe llogaridhënie dhe për përfaqësime nëpër borde i kemi adresuar.

Albana Vokshi: Atëhere qëndrimi i ministrisë ndaj propozimeve është kundër?!

Besa Shahini: Po

Albana Vokshi: Atëhere ju po prabnoni që pakti nuk i ka plotësuar kërkesat e3 studentëve. Atëhere pse po mashtroni që thoni që pakti i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Pse i mashtroni studentët? Ju vetë po thoni që jeni kundër disa kërkesave të studentëve. Mua më vjen mirë që prenuat që nuk janë plotësuar. Në nderin tuaj është që të dilni dhe ti thoni studentëve dhe pedagogëve që nuk mundemi dhe nuk i kemi plotësuar disa prej kërkesave.  Ju po pranoni që  pakti është një mashtrim.

Pas këtij debati, Vokshi e pyeti Shahinin nëse ishte dakord me dhunën e ushtruar në ambjentet universitare. Për përgjigja e Shahinit ishte: Ju s’më keni bërë ftesë për këtë. Më keni çuar ftesë për 4 amendamentet ligjore. Edhe njëherë nëse doni të bëjmë dëgjesë të mirëfilltë me shumë dëshirë do të vij në një moment të dytë.

Këtu ndërhyn deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila vazhdon debatin duke i thënë Shahinit se ka ardhur e papërgatitur sot në Komision.

Zonja ministre, unë prisja që të paktën sot, se siç e thatë është hera e parë që vini si ministre, të kishit ardhur pak më të përgatitur për nenet që kemi propozuar dhe argumentet t’i kishit sjellë më serioze. Të paktën që të tregoni se keni minimumin e dëshirës për të plotësuar kërkesat e tyre. Zonja ministre a e keni lexuar ligjin për Arsimin e Lartë?

Më thatë se nuk paskan kopetenca për vendimarrje? Sa keni tagër ju për të vlerësuar, por studentët nuk e kanë?!

Nëse do thoni 50 na duket e paarsyeshme, por do e çojmë në 100% përfaqësimin e studentëve. Minimumi që do mund të bënit është që tu thoni studentëve se 50 është shumë por ne kemi një premisë dhe duke bërë kërkesa të arsyeshme për secilin prej tyre. Unë i mbajta shënim fjalët. Thatë që studentët janë në 10% e tyre dhe nuk kanë rol vendimarrës.

Mesa di unë në Ministrinë tuaj ka njerëz që kanë dyshime lidhur me diplomat, dhe si vlerësoni ju që ju i keni këto kopetenca të mëdhaja dhe studentët jo.

Thatë që të bënit zgjedhje të parakoshme në Universitete, studentët nuk donin të protestonin përballë pedagogëve të tyre por përpara Ministrisë tuaj. Problemi jeni ju dhe jo pedagogët. Meqë keni mbledhje qeverie sot e keni kohë, diskutoni për studentët.”, tha Mehmetaj. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *