Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë po ndodh në Fushë-Krujë? Tjetër shpërthim me tritol


Tjetër shpërthim ka ndodhur në Fushë-krujë, këtë herë në fshatin Nikël. Pas shpërthimit mbrëmjen e kaluar në garazhin e një polici, pak minuta më vonë mësohet se ka ndodhur një tjetër shpërthim pranë një mobilerie në Nikël.

Mobileria në Nikël ishte në pronësi të 45-vjeçarit Enver Cani. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur njerëz të lënduar, asshtu sikurse në shpërthimin e parë, por vetëm dëme materiale.

Policia ende nuk ka dhënë deklaratë zyrtare për këto dy ngjarje. Shpërthimi i parë ndodhi pranë garazhit të një ish polici, 58 vjeçarit Ramazan Çenia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *